Partizani i shkakton Kukësit një humbje “historike”, Teuta dhe Tirana marrin një pikë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 19:31 | Futboll
Partizani i shkakton Kukësit një humbje “historike”, Teuta

Java  e Superiores mbyllet me triumfin e Partizanit, një 4-1 në “Elbasan Arena” ndaj Kukësit që projekton "demat" në vendin e dytë të klasifikimit me 19 pikë, pas Vllaznisë kryesuese.

Një ndeshje plot emocione, me verilindorët që për herë të parë në historinë e tyre në Superiore pësojnë 4 gola, por në një përballje ku rezultati i penalizoi së tepërmi, për lojën e shprehur.

Pikërisht kuksianët e fillojnë më mirë ndeshjen, me disa raste të shpërdoruara nga sulmuesi Eze, por sfida zhbllokohet në minutën 38 nga Asani, pas një kombinimi të bukur me Bardhin.

“Demat” do të dyfishonin në minutën e 48 me Bitrin me kokë, dhe më pas e kanë më të lehtë ndaj një ekipi të demoralizuar dhe shënojnë sërish me Bardhin (69), dhe Malën (79) me penallti, ndërkohë që Ibrahimi në minutat finale shënon golin e nderit për Kukësin, sërish me 11-metërsh.

https://a2news.com/2020/12/27/vllaznia-fiton-me-goleade-dhe-tenton-arratisjen-ne-krye/

Ndërkohë, Teuta dhe Tirana ndajnë nga një pikë në një sfidë plot shi por jo me shumë emocione në “Niko Dovana”, që mbyllet me rezultatin 1-1.  

Kryeqytetasit e fillojnë shkëlqyeshëm me një gol të Grent Halilit në minutën e dytë, por presioni i durrsakëve për barazim ka qenë i vazhdueshëm, me raste të shumta të pakonkretizuara.

Barazimi i merituar vjen në minutën e 70-të nga sulmuesi Kapllani, që sapo kishte hyrë në një fushë tejet të rënduar nga reshjet.  Pak minuta më vonë durrsakët, që ndodhen në vendin e tretë me 17 pikë si Kukësi, kërkuan edhe një penallti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos