
Humbja historike e Kukësit ditën e sotme, ku verilindorët për herë të parë në Superiore pësuan 4 gola në disfatën ndaj Partizanit, i kushtoi vendin trajnerit Skënder Gega.
Ishte pikërisht performanca e dobët ndaj ekipit që dy sezone më parë Gega drejtonte duke e shpallur kampion, që i kushtoi vendin trajnerit të njohur.
Humbja ndaj Partizanit ishte "maja" e një ecje negative, ku ekipi nuk fitonte prej tre ndeshjesh, duke mbetur në vendin e tretë me 17 pikë, 8 pikë nga Vllaznia kryesuese.
Sipas burimeve të A2, pas ndeshjes Gega mori përgjegjësinë e humbjes edhe dha dorëheqjen, që u pranua nga drejtuesit dhe presidenti i nderit Safet Gjici. (A2 Televizion)