
Godet me të majtën, luan me Boca Juniors të Cali-t dhe është goleador i kampionatit. Një histori e pazakontë që vjen nga skuadra “tjetër” e Boca-s, në Kolumbi, jo në Argjentinë.
Protagonist është Nelson Ramos, personazh i veçantë për faktin se luan portier. Gardiani 39-vjeçar ka shënuar në secilën prej tre ndeshjeve të para të kampionatit, duke kryesuar listën e golashënuesve në kampionatin Primera B, niveli i dytë i futbollit kolumbian.
Golat janë realizuar gjithmonë me goditje dënimi. E majtë magjike në goditjet standarde pranë zonës, por edhe pak fat në ndeshjen e fundit kundër Valledupar, me golin që erdhi nga mesi i fushës. Me golat e shënuar në tre ndeshje me radhë, Nelson Ramos barazoi rekordin e Rogério Ceni.
Bëhet fjalë për një primat të paprecedentë në historinë e futbollit, me legjendën braziliane që u bë portieri i parë i cili arrinte të shënonte në tre ndeshje me radhë. Në vitin 2005, ish-idhulli i SãoPaulo kishte realizuar 4 gola në tre ndeshje të luajtura në harkun e një jave.
Nelson Ramos ka luajtur për dhjetë skuadra në karrierë dhe në gjysmën e tyre ka arritur të shënojë të paktën një gol në sezon. Rrjetën e tij të parë si profesionist e ka realizuar në vitin 2008, për një total prej dhjetë golash në karrierë. (A2 Televizion)