
Manchester United fitoi 4-1 përballë Chelsea dhe siguron rikthimin në Champions League, pas një viti mungesë.
“Djajtë e kuq” hapën festivalin e golave me Casemiro, që gjeti rrjetën me kokë, ndërsa pas tij, po në pjesën e parë, shënoi edhe Antoniy Martial.
Edhe në fraksionin e dytë, United nuk e ndali ritmin dhe Bruno Ferrnandes me penallti e Marcus Rashford hipotekuan fitoren.
Nga ana tjetër, Joao Felix realizoi golin e nderit për Chelsea dhe mbylli 90 miinutat me rezultatin 4-1.
Kështu, skuadra e Ten Hag siguron një vend në Champions, ndërsa tani vëmendja është në finalen e FA Cup, më 3 qershor, ndaj Manchester City. (A2 Televizion)