
Pas renditjes së arritjeve të mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama listoi dhe një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme.
Edi Rama u shpreh se prioritetet i prioriteteve i mandatit të ardhshëm do të jetë kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe.
“Është fare e qartë se qoftë zhvillimi dhe qoftë arritjet as nuk i kanë ulur dhe as i ulin kërkesat e ankesat e njerëzve, të cilët kudo qofshin do të kërkojnë më shumë pasi mundësitë janë reale. Në e kemi provuar këtë prandaj do vazhdojmë ta provojmë këtë pavarësisht se kërkesat apo ankesat nuk do të mbarojnë, por do të rriten. Ndërkohë që kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe duhet të jetë prioritet i prioriteteve i Shqipërisë së 2030”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)