“Mandati i tretë s’duhet t’u ngjajë dy të parëve”, Rama përsërit ftesën ndaj PD

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 19:57 | Politikë
“Mandati i tretë s’duhet t’u ngjajë dy të

‘’Mandati i tretë s’duhet t’u ngjajë dy të parëve, as në sallën e kuvendit. Opozita mund të bëjë ç’të dojë, ne do të bëjmë çfarë duhet”. Me këto fjalë i është drejtuar kryeministri Edi Rama grupit parlamentar socialist, që përmbylli mandatin e dytë qeverisës, ndërsa bëri thirrje për të shtyrë përpara reformat e ligjet që nevojiten në funksion të qytetarëve.

Nga pallati i Brigadave shefi i qeverisë i bëri sërish ftesë për bashkëpunim Partisë Demokratike, ndërsa paralajmëroi socialistët  nëse kalojnë cakun etik.

“Dora e bashkëpunimit pa kushte me PD, pavarësisht nga sjellja, retorika apo veprimet e rivalëve. Konflikti verbal nuk duhet të jetë më kryefjala e jetës politike e parlamentare. Me doemos të ndryshojmë në këtë drejtim, sado ata t’i bien fyellit në vrimën që u është bërë gropa. Kanë rënë 5 herë me këmbët e tyre në atë gropë. Shumë e lehtë të thuash, shumë e vështirë të bësh. Kush do të kalojë cakun etik në adresën e rivalëve tanë, kush jep shembull të keq në kuvend apo komision duke rënë pre e provokimeve, kush merret me politikë me konflikt në teatrin e ditës. Dhe nuk do të angazhohet me temat e çështjet që i interesojnë njerëzve apo Shqipërisë, do të jetë një shqetësim jo për opozitën, por për grupin dhe mua. PD do vijë në parlament me një dhëmballë të prishur të cilën s’ka kurajo ta shkulë dhe as vullnet ta qetësojë. Infektimi  i fytyrës së PD nga ajo dhëmballë. Pavarësisht se kemi lënë përshtypje të ndryshme s’duhet ta kemi gjatë mandatit të 3 luftën me PD. Në fund të këtij mandati s’do vlerësohemi për çfarë i thamë dhe çfarë i bëmë PD, po për sa më lart do ta ngjisim Shqipërinë”.

Gjatë takimit me deputetët e vjetër dhe të rinj, Rama tha se ato do të vazhdojnë që të jenë një skuadër për të përmbushur misionin e PS-së në krye të punëve të vendit. Sipas tij të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë, ndërsa njoftoi nisjen e punëve për 3 fitore të tjera.

“Shumë prej jush të tjera janë dhe nuk do të jenë në qeveri. Ne do të jemi një skuadër dhe ndryshimet do të jenë në funksion të skuadrës që di t'ia dalë të jetësoj misionin e PS-së që të jetë në krye të punëve të vendit. Nuk do të jetë e tepërt që të falenderoj deputetët që e përfunduan punën e tyre të mandatit të dytë duke dhënë kontributin në Kuvend në periudhën e vështirësive më të jashtëzakonshme për një udhëheqje politike, tërmeti dhe pandemia, pa llogaritur edhe kundërshtinë destruktive të opozitës deri në djegien e  mandateve. Puna nuk u ndërpre uniteti i grupit parlamentar nuk u vu asnjëherë në pikë pyetje. Të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë. Duhet ti japim energji të re PS-së. Nis puna në tre hapësira të ushtrimit tona në Kuvend, qeveri dhe parti. Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025 . Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos