“Nga ferri në parajsë”, afganët i shprehin mirënjohjen Ramës për strehimin

Nga A2 CNN
27 Gusht 2021, 18:23 | Politikë
“Nga ferri në parajsë”, afganët i shprehin

“Është si të vish nga ferri në parajsë”. Me këto fjalë një grua afgane iu drejtuar kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në strukturat hoteliere në Durrës, ku janë strehuar 121 afganët e parë të ardhur në Shqipëri.

“Doja t’ju falënderoja për mikpritjen, për afganët në përgjithësi dhe grupin tonë në veçanti. Nuk është e lehtë që të strehosh kaq shumë njerëz. Faleminderit shumë. Realiteti është ky që është për fat të keq, dhe të vish këtu, është si të vish nga ferri në parajsë”.

I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministri ka shpërndarë dhurata për fëmijët e shtetasve afganë të strehuar në vendin tonë, ndërkohë që sot njëri prej tyre feston ditëlindjen e tij të parë në Shqipëri.

Nga ana  e tyre shtetasit afganë kanë shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tyre për mikpritjen, ndërsa shefi i qeverisë përsëriti se shqiptarët kanë qenë në të njëjtën pozitë vite më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos