Mandati presidencial dikur fundi i karrierës, tani trampolinë për rikthim në politikë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 13:19 | Politikë
Mandati presidencial dikur fundi i karrierës, tani trampolinë për

Presidenca si post në Republikën e Shqipërisë në fakt ka prodhuar jo pak emra të cilët erdhën nga politika dhe shkuan përsëri në politikë. Me radhë emrat të cilët mbajtën postin e presidentit duket se shumica e tyre pas ikjes nuk janë larguar nga politika madje janë kthyer edhe njëherë vrullshëm në skenën e nxehtë politike. Le të shohim shkurtimisht se si ka qenë historiku i presidentëve që hynë nga dera e politikës në atë post për t’u rikthyer po në politikë.

Karrigia e presidentit ka qenë më e lakmuara për politikanët shqiptarë, deri para se të zhvishej nga kompetencat për t’u kthyer në rol ceremonial. Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu ishin krerët e shtetit me fuqi më të mëdha sesa e njëjta zyrë gëzon sot.

https://a2news.com/2022/07/24/iken-ilir-meta-stafeta-e-kryetarit-te-shtetit-i-kalon-bajram-begajt/

Marrëveshja Rama-Berisha e vitit 2008, i uli gradat Presidentit të Republikës, duke e kthyer në një post për të dalë në pension politik. Por Bamir Topi, atëherë në detyrë, prishi traditën. Ai ishte i pari president që pas mbarimi të mandatit iu rikthye politikës aktive, duke krijuar një parti të re, me të cilën garoi në zgjedhje, ndonëse pa sukses.

Pasues i Bamir Topit në Presidencë u bë i ndjeri Bujar Nishani. Në fund të mandatit 5-vjeçar, ai u rikthye në familjen e tij politike, duke u zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Bujar Nishani ia dorëzoi çelësat e presidencës Ilir Metës, që ende pa bërë betimin, tregoi sa ngushtë i rrinte kostumi që po tentonin t’i vishnin.

Historia e Metës në postin e presidentit ka qenë më larg prej të gjithë paraardhësve, në raport me protokollin e zyrës që i kërkon të jetë mbi palët. Përballë institucionit thirri protestë kundër Qeverisë, ndërsa kthimet e ligjeve, nga përjashtim, u bënë kryefjalë, për të kaluar deri në refuzim ministrash.

Nëse për Bamir Topin, pati akuza si puçist për grusht shteti, ndërsa për të ndjerin Bujar Nishani si mbështetës të PD-së, ndaj Metës u iniciuan dy nisma për shkarkim të cilat rezultuan pa sukses.

Protagonizmi prej sfidanti i këtyre pesë viteve, ka shuar çdo habi për kthimin e tij në politikë. Gjatë këtij mandati, Ilir Meta tregoi se ndonëse me kompetenca të reduktuara, zyra e Presidentit të Republikës nuk është paradhoma e një pensionisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos