Më shumë se 70 milionë eurot e paguara në transferimin e Dusan Vlahovic kanë filluar të shpërblehen menjëherë, drejtuesve të Juventusit.
Sulmuesi serb ka shënuar golin e avantazhit në transfertën e Veronës, që për momentin çon bardhëzinjtë në vendin e katërt.
Në minutën e 13-të, 22-vjeçari nga Beogradi përfitoi nga një pasim i Dybala duke kaluar portierin kundërshtar në limitin e zonës së rreptësisë me një harkim që përfundoi në rrjetë. (A2 Televizion)