Barcelona i jep leksion Atleticos dhe i “vjedh” zonën Champions

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2022, 18:40 | Futboll
Barcelona i jep leksion Atleticos dhe i “vjedh” zonën Champions

Barcelona fitoi 4-2 ndaj Atletico Madrid, në një ndeshje spektakolare në “Camp Nou”.

Edhe pse pësoi gol që në minutën e 8 nga Carrasco, katalanasit përmbysën gjithçka me një supergol të Jordi Alba, një tjetër nga Gavi dhe një të tretë nga Araujo, të gjitha në pjesën e parë.

Në nisjen e pjesës së dytë, Barça shënoi sërish, kësaj radhe me Dani Alves, që kthehej të dërgonte topin në rrjetë me fanellën e katalanasve pas më shumë se 6 vitesh.

Një ish i sfidës, Luis Suarez, shkurtoi diferencën në 4-2, por Atletico nuk pati më forcë për të tjerë gola, pavarësisht se Barcelona luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 69 (karton i kuq për Dani Alves).

Me fitoren e sotme, skuadra e drejtuar nga Xavi ngjitet në vendin e katërt, me 38 pikë, duke zbritur në vendin e pestë pikërisht Atleticon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos