
Shqipëria do të vendosë sanksione edhe ndaj individëve që financojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.
“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar që në fillim agresionin rus në Ukrainë. Është një proces që po e udhëheq Ministria e Jashtme, por po bashkëpunojnë të gjitha ministritë. Nëse do të kemi një listë të të gjithë personave të personave të shpallur si financues dhe mbështetës së agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetës të presidentit rus, ne si qeveri do të respektojmë deri në fund angazhimin që kemi marrë përsipër”, tha Manja. (A2 Televizion)