
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2018 teste të kryera 159 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin Sars Covid-2.
Qytetet me më shumë raste janë sërish Shkupi me 45 të infektuar, Kumanova me 26, Dibra me 9, Shtip me 10, Prilepi me 12 etj.
Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 212 pacientë të shëruar nga korona virusi. Betejën me koronavirusin e kanë humbur 5 pacientë. (A2 Televizion)