
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 1297 testime të realizuara për të dyshuar si të prekur me koronavirus, 131 persona kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu 6 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalet Covid ndërsa 81 pacientë janë shëruar.
Prej disa ditësh Maqedonia raportonte ulje të rasteve me Sars-Covid 2, por të shtunën kurba u rrit sërish.
Që prej nisjes së pandemisë në vendin fqinj regjistrohen 14 293 persona të prekur me koronavirus dhe 596 viktima. (A2 Televizion)