
Austria ka shuar ëndrrën e një debutimi përrallor për Maqedoninë e Veriut në EURO 2020.
Djemtë e kapitenit Goran Pandev, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes me ballkanasit, humbi me rezultatin 3-1 një ndeshje më të ekuilibruar se sa tregon rezultati.
Ishte mbrojtësi Stefan Lainer që kalon në avantazh austriakët në minutën 18, por 10 minuta më vonë stadiumi kombëtar i Bukureshtit u ngrit në këmbë për golin e ”veteranit” Goran Pandev, që shënoi në moshën 37-vjeçare duke realizuar golin e parë maqedonas në historinë e tyre të turneut europian.
Por në pjesën e dytë Austria tregoi strukturë më solide veçanërisht në mbrojtje, dhe arrin avantazhin në të 76 minutë falë një goli të Gregoritsch i asistuar nga ylli Alaba, ku portieri maqedonas Dimitrievski nuk është i pafajshëm.
Goli i Arnautovic në minutat shtesë mbyll sfidën, që sheh tashmë Austrinë në një pozicion komod për kualifikim. (A2 Televizion)