Maqedonia e Veriut nis aplikimin e dozës së tretë të vaksinës, 13 viktima në 24 orë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 22:40 | Ballkani
Maqedonia e Veriut nis aplikimin e dozës së tretë të

Ditën e hënë në Maqedoninë e Veriut ka nisur aplikimi i i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.

Si fillim kjo dozë përforcuese do të aplikohet për qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit e sistemit shëndetësor dhe të sëmurët kronikë, por më pas ajo mund të jepet dhe persona të tjerë që kanë marrë dy dozat e vaksinës 6 muaj më parë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, kanë humbur jetën 13 persona të tjerë nga koronavirusi, ndërsa 112 raste rezultuan pozitive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos