Maqedonia e Veriut, pro propozimit francez. Qeveria siguroi 68 vota, opozita bojkotoi votimin

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 14:00 | Ballkani
Maqedonia e Veriut, pro propozimit francez. Qeveria siguroi 68 vota, opozita

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez me 68 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër”, pasi deputetët e opozitës bojkotuan momentin kur do votohej.

Pas orëve të gjata debatesh, që zgjatën për tre ditë dhe mes zhurmës së vuvuzelave të opozitës në sallë, qeveria maqedonase arriti të sigurojë votat, vendim përmes të cilit hapet rruga drejt integrimit europian.

https://a2news.com/2022/07/16/rama-negociatat-per-anetaresimin-e-shqiperise-ne-be-skane-me-asnje-pengese/

Pritej pikërisht ky moment, pas të cilit Brukseli të shprehej zyrtarisht për fatin e negociatave mes Bashkimit Europian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas deklaratave të ardhura nga politika shqiptare, por dhe ajo europiane, pritet që të hënën ose të martën të organizohet dhe tryeza e parë ndërqeveritare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos