Propozimi francez, Kuvendi i RMV sot në seancën e tretë, shumica drejt miratimit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 10:38 | Ballkani
Propozimi francez, Kuvendi i RMV sot në seancën e tretë, shumica

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vijon sot me seancën e tretë të diskutimeve për përmbajtjen e kornizës së propozimit francez dhe sipas listës së deputetëve të regjistruar, të drejtën e fjalës kanë edhe tre të tjerë dhe me pas të shprehen me votë.

Diskutimet në dy ditët e fundit u zhvilluan në një atmosferë të mjaft te tensionuar. Opozita shoqëroi fjalimet e deputetëve të shumicës qeverisëse, me vuvuzela e pankarta ne duar. Tensionet dhe zhurma në seancën e djeshme shkoi deri në konflikte verbale dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Opozita kërkon refuzimin e propozimit, i cili, sipas tyre, sjell asimilim të drejtpërdrejtë të popullit maqedonas, shantazh dhe pengim shumëvjeçar të procesit të integrimit evropian nga ana e Bullgarisë.

Por, kampi qeverisës siguron se korniza negociuese ofron paprekshmëri të identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos