
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar informacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme, për propozimin francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë, dhe e ka dërguar atë në Parlament për debat dhe votim
“Në seancë, Qeveria ka vendosur që propozim korniza negociuese të dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe sjelljen e konkluzioneve të mëtutjeshme, në përputhje me procedurat e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Nga LSDM thonë se plani Macron nuk shkel vijat e kuqe të vendosura nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Sakaq, partitë shqiptare në Shkup janë shprehur në mbështetje të propozimit francez.
VMRO-DPMNE kërkon ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin. (A2 Televizion)