Zhbllokimi i negociatave, partitë në RMV diskutojnë sot për propozimin francez

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 12:09 | Ballkani
Zhbllokimi i negociatave, partitë në RMV diskutojnë sot për

Propozimi francez që zhbllokon procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shkupin dhe Tiranën, do të diskutohet sot nga partitë politike të Maqedonisë së Veriut.

Grupet e punës të forcave politike të përfaqësuara në parlament, do të mbajnë takimin e parë, pas marrëveshjes mes LSDM në pushtet dhe VMRO-DPMNE në opozitë.

Palët pritet të punojnë për adresimin e pikave që konsiderohen problematike në propozimin e paraqitur nga presidenca franceze e BE-së për kuadrin negociator.

VMRO-DPMNE kërkon ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.

Nga LSDM thonë se plani Macron nuk shkel vijat e kuqe të vendosura nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Sakaq, partitë shqiptare në Shkup janë shprehur në mbështetje të propozimit francez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos