Vuçiç: Minishengeni është ilaç për të gjithë Ballkanin

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 08:46 | Ballkani
Vuçiç: Minishengeni është ilaç për të

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pretendon se nuk pranoi njohjen e ndërsjellët me Kosovën gjatë negociatave në Uashington.

Në një intervistë për median boshnjake, “Dnevni Avaz”, ai vlerëson marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe thekson se prania e Amerikës është garanci që pikat e saj do të zbatohen.

Gjithashtu, ai komentoi edhe “Minishengenin ballkanik” duke e konsideruar atë si një ilaç për të gjithë rajonin.

“Pas një kohe të gjatë, Prishtina pranoi pjesëmarrjen në ‘minishengen’, gjë e cila është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Serbët, por edhe Boshnjakët”, tha Vuçiç. Presidenti shtoi se kjo të krijojë lehtësi në shkëmbimet tregtare dhe lëvizjen e lirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos