
Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u drodh nga një tërmet që sipas IGJEUM ishte me intensitet 5.1. Epiqendra e tërmetit është në fshatin Leunovo të Mavrovës, në afërsi të Gostivarit.
Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as njerëzore. (A2 Televizion)