
Vijon të mos shënojë përmirësim situata si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj kanë humbur jetën 7 persona të tjerë nga koronavirusi, ndërkohë që u regjistruan dhe 528 raste të reja nga mbi 4300 testime të kryera.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se aktualisht janë 8.600 raste aktive me Covid në të gjithë Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)