Një nga momentet e paparashikuara në seancën për rrëzimin e qeverisë maqedonase ishte dhe paraqitja në ambientet e Kuvendit dhe të disa deputetëve të infektuar me koronavirus.
Deputetët u shfaqën me veshje special në Kuvend, duke të krijuar idenë sikur ishin mjekë nga terapitë intensive të pavijoneve Covid.
Për ironi, deputetëve të prekur nga virusi iu mat dhe temperatura nga stafi i Kuvendit përpara se të hynin në sallë.
Mbërritja e tyre solli dhe reagime ndaj kreut të kuvendit, Talat Xhaferi duke e akuzuar atë se po vendoste në rrezik dhe jetën e të tjerëve.
Seanca për mocionin e mosbesimit të qeverisë së Zaev dështoi pas tërheqjes së deputetit të lëvizjes “Besa” Kastriot Rexhepi në momentin e fundit. (A2 Televizion)