Marina britanike kap varkën më drogë sintetike në Detin Arabik

Nga A2 CNN
9 Tetor 2022, 10:05 | Bota
Marina britanike kap varkën më drogë sintetike në Detin

Marina britanike njofton se sekuestroi një sasi të madhe lënde narkotike sintetike në një anije të vogël mallrash në Detin Arabik.

Qindra kilogramë metamfetaminë u gjetën të fshehura në ngarkesën e varkës, në një operacion nga ushtarët e “HMS Montrose”, që zgjati pothuajse 6 orë.

Sipas komandës drejtuese të fregatës “HMS Montrose”, sekuestrimi i drogës është një goditje e rëndë për grupet kriminale dhe terroriste të cilat i përdorin të ardhurat nga shitja e lëndëve narkotike për të financuar aktivitetet e tyre.

Një zëdhënës i marinës shpjegon se gjatë operacionit u dërgua dhe një helikopter që të ndiqte varkën ndërkohë që komandot më pas hipën në bordin e saj për të marrë kontrollin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos