Marrëdhënia me Kurtin, Hajdari: Spektakël i Ramës për të krijuar imazhin e liderit të Ballkanit

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 20:39 | Kosova
Marrëdhënia me Kurtin, Hajdari: Spektakël i Ramës për

Në një lidhje me “Skype” nga Shkupi, ka folur në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN edhe Fejzi Hajdari, analist dhe botues i gazetës “Lajmpress”, sipas të cilit marrëdhënia mes Ramës dhe Kurtit duhet parë në një kontekst më të gjerë, duke u fokusuar fillimisht tek ajo çfarë i parapriu kësaj situate.

Sipas Hajdarit, kryeministri Rama po bën një spektakël të këtij lloji, me qëllim që të paraqesë veten, të krijojë imazhin e liderit të shteteve të rajonit, ndërsa solli në vëmendje edhe mosmarrëveshjet që Rama ka pasur edhe me ish-kryeministrin Haradinaj, edhe pse në kushte të tjera.

Z. Hajdari si e patë refuzimin e z. Kurti për tu takuar me z. Rama?

Për të ardhur në një përgjigje, duhet të shohim se çfarë i parapriu kësaj. E vërtetë është se Rama një spektakël të këtij lloji e bën më qëllim që të paraqesë veten, të krijojë një imazh lideri të shteteve të rajonit.

Në këtë kontekst më duhet t’ju kujtoj se të tilla mosmarrëveshje ai ka pasur edhe me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, edhe pse në këtë rast kemi të bëjmë me kushte të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos