Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë. Ndalesa e parë e shefit të qeverisë ishte zyra e Presidentes Vjosa Osmani.
Më pas ai iu drejtua Kuvendit, ku po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Klauk Konjufca.
Por më herët, kreu i qeverisë brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Ky takim nuk ishte përfshirë në axhendën e publikuar nga Kryeministria për turin ballkanik të Ramës, por vjen në një kohë kur tensionet në Veriun e Kosovës mbeten të larta dhe kur marrëdhënia e kryeministrit Albin Kurti me ndërkombëtarët ka hasur në krisje dhe përplasje të herëpashershme.
Tepër i nderë mbetet po ashtu raporti Rama-Kurti, që pas propozimit të draftit për Asociacionin e 4 komunave në Veri nga kryeministri i Shqipërisë. (A2 Televizion)