All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Shpallja e organizatave terroriste në veri, BE: Ishte hap i njëanshëm, palët të përmbahen nga provokimet

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 13:06 | Kosova
Shpallja e organizatave terroriste në veri, BE: Ishte hap i
All - Paragraf - 1

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shpallur “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” si organizata terroriste, është hap i njëanshëm, sipas Bashkimit Europian, i cili nuk i kontribuon zbutjes së tensioneve.

Në një prononcim për Radion Europa e Lirë, zëdhënësi Peter Stano tha se liderët e 27 vendeve anëtarë u bënë thirrje palëve për shtensionimin e menjëhershëm të situatës në veri, gjatë samitit të mbajtur, javën e ardhshme.

All - Paragraf - 3

“Shpallja e dy grupeve si organizata terroriste është hap i njëanshëm dhe nuk i kontribuon shtensionimit të situatës dhe gjetjes së rrugës për të adresuar problemet ekzistuese në një mënyrë të qëndrueshme. Ne përsërisim thirrjen për të dyja palët që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritjen e mëtejme të tensioneve dhe që urgjentisht të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën aktuale në veri të Kosovës në linjë me propozimin e bërë nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, më 22 qershor dhe deklaratës së BE-së të 3 qershorit”, tha Peter Stano Zëdhënës i BE-së.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më herët, se Kosova nuk është koordinuar me ta e as me partnerët e tjerë perëndimorë lidhur me vendimin e ndërmarrë për “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka argumentuar se “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.

Sipas tij, këto dy organizata kanë kryer veprime “me elemente terroriste”, si: sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Pas këtij vendimi të qeverisë, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë kërkoi nga Beogradi, që të shpallte policinë e Kosovës dhe strukturat bashkëpunuese, si organizata terroriste.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos