Marrëdhënia me presidentin, Berisha: Nuk ka krisje, Meta do të zbatonte Kushtetutën

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 14:13 | Politikë
Marrëdhënia me presidentin, Berisha: Nuk ka krisje, Meta do të

Nuk ka krisje në marrëdhënien mes presidentit dhe Sali Berishës. Në daljen e përjavshme për mediat, ish-kryeministri deklaroi se presidenti nuk kishte zgjidhje tjetër në rastin e dekretimit të Bajram Begajt. "Nuk ka krisje me Presidentin. Ai është i detyruar të përmbushë detyrimet e tij kushtetuese”, u shpreh Berisha.

Në konferencën për shtyp, Berisha foli dhe për Taulant Ballën, të cilin e paralajmëroi se do të përballet me drejtësinë.

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Tao nuk e ka punën mirë, sepse ka probleme me drejtësinë. Ai duhet të tregojë se si e shpërbleu Dumanin. Hapja nënkupton afrimin me PD-në të të gjithë individëve me vlera, të cilët duan të afrohen në këtë parti. Do të ngrohen bordet kombëtare, sipas fushave. Sa i përket zotit Këlliçi, e vlerësoj si bashkëpunëtor shumë të ngushtë, me një kontribut shumë të veçantë në parti.

Nuk jam për asnjë lloj lobimi. Ua them ju se kërkesa për protestë është universale sot dhe PD-ja është e vonuar. Ne i kemi grupet, qytetarët, grupet e interesit, janë të gjithë para nesh".

(A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/04/begaj-president-berisha-akt-antikushtetues-dhe-i-rrezikshem-meta-te-mos-lejoje-kete-dhunim-flagrant/
https://a2news.com/2022/02/04/meta-shpreh-vleresimin-per-berishen-erdhi-nga-fshatrat-me-te-largeta-dhe-arriti-majat-me-pune/

A2 CNN Livestream

Latest Videos