Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, çështja çame, deti dhe emigrantët pengojnë normalitetin

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 20:13 | Aktualitet
Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, çështja çame,

Kufiri detar, çështja çame dhe të drejtat e emigrantët shqiptarë, pengojnë zhvillimin e marrëdhënieve optimale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një studimin të bërë nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare, rezulton se për të disatin vit radhazi perceptimi i qytetarëve për marrëdhënien dypalëshe nuk kalon pragun e normalitetit.

Për kryetaren e Komisionit për Politikat e Jashtme, Mimi Kodheli, marrëdhënia bilaterale është në një frymë shumë pozitive, por cilëson ligjin e luftës si një ngërç të panevojshëm. 

“Ligji i luftës mbahet për çështje që i dimë, çështje pronash dhe interesash të ngushta. Por padyshim që duhet të ulemi dhe të diskutojmë, në një mënyrë që të përfitojmë të dyja palët. Delimitimi i detit, është një shembull i mirë”, tha Kodheli.

Por, krejt i ndryshëm është perceptimi kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dules, i cili ankohet për qasjen e qeverisë ndaj minoritetit grek në vitet e fundit. 

Sipas Dules, shteti grek ka rritur standardin e trajtimit të komunitetit shqiptar në Greqi, ndërsa e kundërta ka ndodhur me minoritetin grek në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos