Marrëveshja detare me Greqinë, Këshilli i Ambasadorëve sugjeron riformatim të negociatorëve

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 20:28 | Aktualitet
Marrëveshja detare me Greqinë, Këshilli  i Ambasadorëve

Këtë vit Greqia është aktivizuar intensivisht për mbylljen e të gjitha marrëveshjeve me fqinjët për kufijtë detar. Pas Italisë dhe Egjiptit është radha e Turqisë, por finalizimi duket se do të marrë kohë.

Me Turqinë ka problem specifik, se ai vend nuk merr pjesë në konventën e së drejtës së deteve”, thotë për A2 Lisen Bashkurti.

Ndryshe nga marrëveshjet që kanë marrë dekada me bisedime, ajo mes Tiranës dhe Athinës në 2009 u mbyll shpejt, por me një rrëzim të menjëhershëm nga gjykata jonë kushtetuese. Riaktivizimi fillimisht pozitiv i palëve në 2017, ka mbetur në vend prej kohesh, që prej ndërrimit të ministrave të jashtëm Bushati-Kotzias dhe ardhjes së një kryeministri të ri në Greqi.

Qeveria greke ka shprehur se fundmi interes për rikthim në tryezë. Ky është momenti kur Këshilli i Ambasadoreve shqiptarë i kërkon qeverisë hedhje të matur hapash. 

Paktet e sapo mbyllura nga Greqia me Egjiptin dhe Italinë janë edhe udhërrëfyesi më i freskët për negocim.

“Janë dy modele shumë interesante për të kuptuar se çfarë principesh kanë marrë parasysh vendet respektive”, vijon Bashkurti.

E megjithatë, sipas tij, ekipi ynë negociator përsëri nuk do ishte gati për pakt të suksesshëm detar.

 “Kryeministri është i mbërthyer në trekëndëshin  e problemeve tërmet-covid-depresion ekonomik, ndërkohë që ministri në detyrë nuk ka përvojën dhe formimin  e duhur për të udhëhequr një proces kaq të vështirë. Duhet ndërruar ekipi negociator, me juristë, ekspertë në terren dhe diplomatë ekspertë të negociatave”, vëren Bashkurti.  

Zgjidhja e marrëveshjes së Detit me Greqinë do të ishte përfitim direkt edhe në rrugën tonë të integrimit europian, ku zgjidhja e mosmarrëveshjeve me fqinjët është kërkesë e Unionit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos