Radha në Kakavijë nuk ka fund, Cakaj bisedon me ministrin grek

Nga A2 CNN
14 Gusht 2020, 18:16 | Aktualitet

Pamjet  me dron nga Kakavija janë vërtetë impresionuese. Radha për në kufirin që ndan Shqipërinë me Greqinë është kilometrike. Vendimi i palës greke për të testuar të gjithë personat që duan të kalojnë kufirin ka bllokuar mijëra automjete që prisnin të ktheheshin në vendin fqinj, kryesisht emigrantë.

Ndërkohë. Njoftohet se Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin grek Militiadis Varvitsiotis, në lidhje me lehtësimin e situatës në kufi, që ka ngjallur protesta të shumta nga mijëra persona që ndodhen aty prej orësh.

https://a2news.com/2020/08/14/radhe-kilometrike-ne-kakavije-ministria-e-jashtme-greqia-po-kryen-testime-masive-ne-kufi/

"Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi",  u shpreh Cakaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos