Zjarr në një banesë në Elbasan, i moshuari ndërron jetë nga asfiksia

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 17:08 | Kronikë

Zjarr në një banesë në Elbasan, i moshuari ndërron

Një i moshuar, 78-vjeç, banues në fshatin Vidhas në Elbasan ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi banesa në të cilën ai jetonte u përfshi nga flakët.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në përpjekje për shuarjen e tyre i vetëm, situata ka dal jashtë kontrollit duke i shkaktuar të moshuarit asfiksi.

Zjarrfiksja pasi ka mbërritur, ka neutralizuar gjithçka, duke i lënë vendin grupit hetimor për vijimin e punës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. V., 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos