Të shtëna me armë zjarri në Kombinat, 41-vjeçari plagos kunatin e tij

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 16:42 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat, 41-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur një person, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori, 41-vjeçari Misir Tanushi, është arrestuar nga Policia dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e sulmit.

Po ashtu bëhet e ditur se personi i plagosur, Genci Mullaymeri, është kunati i autorit të krimit. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të shtëna me armë zjarri në Kombinat, 41-vjeçari

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Plagosi me armë zjarri kunatin e tij, dyshohet për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Shpallet në kërkim edhe një 29-vjeçar, i dyshuar i implikuar në ngjarje.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë siguruar zonën dhe kanë ndërhyrë për të kapur autorin. Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë, shtetasi M. T. u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Në vijim të veprimeve punohet për kapjen e shtetasit N. S., 29 vjeç, i cili dyshohet se në momentin e ngjarjes ka qenë prezent në banesë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos