Vrasja në Tepelenë, biznesmeni italian me lidhje të forta politike në vendin fqinj

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 16:19 | Kronikë
Vrasja në Tepelenë, biznesmeni italian me lidhje të forta
Vittorio Sarchi
Vittorio Sarchi

Të tjera detaje kanë dalë rreth biznesmenit italian të vrarë ditën e sotme në Tepelenë, ngjarje për të cilën janë ndaluar dhe po merren në pyetje shtetasit Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Gazment dhe Daniel Braçe.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se viktima Edoardo Sarchi, me origjinë nga Varese, kishte jetuar në Shqipëri për vite me radhë, ku kishte filluar biznesin e tij. Ai zotëronte një fabrikë tullash në Tiranë dhe ishte drejtor i kompanisë italo-shqiptare Tegola Edilcentro.

Emri i tij, përtej botës së biznesit, është i lidhur edhe me politikën lokale në Itali nëpërmjet babait të tij Vittorio Sarchi, një figurë historike e krahut të djathtë të qytetit buzë liqenit. 

Vittorio Sarchi ishte një mik dhe bashkëpunëtor i senatorit të ndjerë Piero Pellicini, babai i deputetit aktual të Fratelli d'Italia dhe ish-kryetarit të bashkisë së Luino Andrea Pellicini.

Vittorio Sarchi shërbeu si Këshilltar për Sigurinë gjatë mandatit të dytë të Gianercole Mentasti dhe si këshilltar bashkiak gjatë mandatit të parë të Andrea Pellicini, shkruan A2 CNN.

Pas përvojës së tij administrative, ai kandidoi në listën e qendrës së djathtë Nuova Frontiera, duke mbështetur Pellicinin, duke mbetur aktiv deri në vitin 2015. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos