Marrëveshja e 5 Qershorit, Rama: E votoj me mendje, jo me zemër

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 13:51 | Politikë
Marrëveshja e 5 Qershorit, Rama: E votoj me mendje, jo me zemër

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaroi se Marrëveshjen e 5 Qershorit e voton me zemër dhe jo me mendje.

“Unë nuk e votoj me zemër, por me mendje Marrëveshjen e 5 Qershorit, në sensin që jam i vetëdijshëm për vlerën që ajo ka me atë palë të vetëpërjashtuar nga Parlamenti. Prandaj, të gjithë demokratëve që ende besojnë te Lulzim Basha dhe PD-ja, u them sot se kjo është PS-ja, kjo është shumica dhe këta jemi ne që nuk kemi asnjë lidhje me akuzat, përrallat dhe legjendat për diktatorë e diktatura. Nëse do të kishim qoftë edhe një lidhje të vogël me këto akuza, nuk do të kishim bërë këtë që po bëjmë sot, pasi kemi legjitimitetin institucional për të mos e bërë”, tha Rama.

“Jo vetëm që nuk do ta mendonim për ta përfshirë PD-në, por do të mendonim që na erdhi rasti për ta shkelur me këmbë. Kështu bëjën diktatorët dhe diktaturat, por ne nuk mund të krahasohemi me diktatura. Kultura jonë politike është e bazuar te arsyeja, jo te forca”, shtoi kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos