Marrëveshja e ministrave të BE për çeljen e negociatave, reagon Basha

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 14:40 | Politikë
Marrëveshja e ministrave të BE për çeljen e negociatave,

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Me anë të një statusi në Twitter, Basha shkruan se tashmë është koha e përmbushjes së kushteve.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre. Sa më shpejt të plotësojmë detyrimet aq më parë do të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarëve”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos