Meta, Rama, Basha në një tryezë për koronavirusin? Kreu demokrat përgjigjet pozitivisht

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 13:26 | Politikë
Meta, Rama, Basha në një tryezë për koronavirusin? Kreu

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë të ditur se Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, e cila pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Basha thekson se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira.

Burime pranë institucionit të Presidencës konfirmojnë se kreu i shtetit ka tentuar të mbledhë në tryezë të gjithë aktorët. Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës të angazhuar për këtë situatë si Manastirliu, Xhaçka, Lleshaj dhe Ahemtaj pritet të informojnë mbi masat që janë marrë dhe pritet të merren për përballimin e përhapjes së COVID-19. Presidenti Meta, mendohet se do të ritheksojë edhe një herë kërkesën e tij për koordinimin e të gjithë institucioneve për përballimin e situatës, por edhe bashkëpunimin e të gjitha palëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos