Marrëveshja me Greqinë, LSI: Rama nuk bën transparencë për negociatat

Nga A2 CNN
27 Gusht 2020, 16:48 | Politikë
Marrëveshja me Greqinë, LSI: Rama nuk bën transparencë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi qeverinë se nuk po bën asnjë transparencë për procesin e negociatave me Greqinë mbi kufirin detar.

Sipas Vasilit, shqiptarët nuk janë informuar asnjëherë të parët nga qeveria e tyre për këtë marrëveshje, por reagimi i Ramës dhe qeverisë ka ndjekur nga pas reagimet e Athinës zyrtare.  

Ai thekson se kontrasti me reagimet eksplozive të Ramës në opozitës kundër Marrëveshjes së Detit janë si dita me natën në raport me këto të sotmet.

Vasili ngre pikëpyetje se përse Rama nuk guxon të flasë qartë hapur e me transparencë dhe çfarë pabesie fshihet, që e turbullon kryeministrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos