Marrëveshja për dokumentet në kufi, Kurti: Marrëdhëniet e mira nënkuptojnë reciprocitet, falënderoj veçanërisht amerikanët

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 20:57 | Kosova
Marrëveshja për dokumentet në kufi, Kurti: Marrëdhëniet

Ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti, për sa i përket marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë,  së njoftuar më parë nga Josip Borrell, për njohjen reciproke të dokumenteve në kufi.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë”, shkruan Kurti, që shton se “fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid0x4CWJ7TyANodTNWqmy2aUQQaURSM7QHGG3spD5kJx4JJTohDQLw1YEdcjEjhEgFLl

Kurti falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Europian, për marrëveshjen, por veçanërisht të dërguarin amerikan Escobar dhe ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin, ndërkohë që Borrell e kishte cilësuar marrëveshjen si “një arritje europiane”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/27/be-arrin-te-thyeje-vucic-borrell-arrihet-marreveshja-per-dokumentet-ne-kufirin-kosove-serbi/
https://a2news.com/2022/08/27/marreveshja-kosove-serbi-per-njohjen-e-dokumenteve-reagon-politika-shqiptare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos