Marrëveshja për pensionet, drafti teknik deri në miratimin e saj nga parlamentet e dy vendeve

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 15:21 | Sociale
Marrëveshja për pensionet, drafti teknik deri në miratimin e saj

Një vit më parë disa prej emigrantëve shqiptarë në Itali protestuan përpara ambasadës mike në Tiranë dhe më pas drejt Kryeministrisë, për të kërkuar përshpejtimin e marrëveshjes për njohjen e viteve të punës mes dy shteteve.

Kjo është një kërkesë shumëvjeçare në mënyrë që emigrantë të përfitojnë pension nga bashkimi i viteve të punës, teksa protestat nuk munguan në disa qytete të Italisë.

Dy qeveritë shtrënguan edhe njëherë duart për të gjetur gjuhën e përbashkët, por deri në finalizimin e procesit në qeveritë dhe parlamentet e dy vendeve do ende kohë, në një moment kur duhet kapërcyer edhe kriza në qeverinë italiane.  

“Shumë pensionistë kujtojnë se tashmë duhet të dorëzojnë tani dokumentet, jo. Projektbuxheti nëse miratohet kalon pas fillim vitit 2023”.

Po konkretisht si vjen përllogaritja e viteve të punës, a sjell lehtësi marrëveshja e realizuar në negociatat teknike mes dy vendeve?

Qeveria italiane ka planifikuar një fond prej 200 milionë euro, i cili do të mbulojë kostot e viteve të punës që emigrantët shqiptarë kanë kryer përtej detit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos