Marrëveshja VV-LDK, Mustafa: Pas rezultatit final ndajmë postet në qeveri

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 16:38 | Kosova
Marrëveshja VV-LDK, Mustafa: Pas rezultatit final ndajmë postet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me anë të një postimi në Facebook konfirmoi qeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish kryeministri njofton se postet në qeverinë e re të Kosovës do të ndahen pasi të përfundojë plotësisht procesi i numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2447128665353356

“Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e synimeve qeverisëse”, shkruan Mustafa.

Gjithashtu kreu i LDK thekson se vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos