Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar që janë çift, Rihanna dhe reperi A$AP Rocky, i kaluan Krishtlindjet, në shtëpinë e këngëtares në Barbados.
Sipas revistës “People”, dyshja qëndruan së bashku me familjen e Rihannës, fakt që nënkupton se gjërat mes tyre janë serioze dhe po ecin mirë.
Rihanna dhe A$AP Rocky, janë miq prej disa vitesh, por nga fillimi i viti 2020 përfliten që janë në një lidhje romantike, dhe po i marrin gjërat shtruar.
Lajmet se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri, nisën menjëherë pas ndarjes së këngëtares me ish të dashurin e saj miliarder, Hassan Jameel. (A2 Televizion)