“Ekzorcisti”, filmi i famshëm horror i vitit 1973, me regji të William Friedkin, do të kthehet me një pjesë të dytë. Kësaj radhe, regjia do të jetë e David Gordon Green.
Ende nuk dihen detaje mbi kastin e aktorëve dhe nisjen e xhirimeve, pasi aktualisht, regjisori është i zënë me sagën “Halloween”.
Edhe pse pritshmëritë ishin të pakta, “Ekzorcisti” pati shumë sukses dhe ka grumbulluar 441 milionë dollarë në “box office”, që e përshtatur me kohët e sotme do të ishin 1,8 miliardë dollarë. Ndoshta, për këtë arsye, producentët kanë vendosur ta rikthejnë atë që konsiderohet si një nga filmat më të suksesshëm horror. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )




