"Marshojmë pas teje komandant”, 800 ushtarë të FSK realizojnë portretin e Adem Jasharit

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 21:19 | Kosova
"Marshojmë pas teje komandant”, 800 ushtarë të FSK

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit- Ditës së Kazermës "Adem Jashari", rreth 800 ushtarë të FSK-së, në poligonin e kazermës, kanë realizuar portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Projekti është ideuar nga piktori i njohur kosovar, Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri Vesel Raci.

“Marshojmë pas teje Komandant,

Të pandalshëm,

Të pathyeshëm,

Triumfues

Përjetësisht,

Dje, sot, nesër,

Në shpirt- fryma juaj,

Në trup- forca juaj,

Adem Jashari,

Në mendje- vizioni juaj.

Përjetësisht,

Emblema dhe Flamuri ynë!”, është shkruar në faqen zyrtare të Ministrisë në Facebook, ku është publikuar edhe video. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos