Normalizimi me Serbinë, Kurti për propozimin e BE: Refuzimi i Vuçiç tregon se ka njohje

Nga A2 CNN
2 Mars 2023, 16:28 | Kosova
Normalizimi me Serbinë, Kurti për propozimin e BE: Refuzimi i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrojti propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë raportimit në kuvend për takimin e së hënës.

Fillimisht iu përgjigj akuzave të opozitës se marrëveshjen me bazë njohje reciproke e ka ndërruar me atë që ka bazë asocacionin, duke thënë se po flasin me gjuhën e Vuçiçit.

“Konfirmoi gatishmërinë për ta firmosur në takimin e radhës që mbahet në Ohër, me zotimin se si kryeministër nuk do të lejojë asgjë që bie në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, pavarësisht se shprehu rezerva për pikën 10 të saj, për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, përfshirë asociacionin. E kam pranuar që ekziston një thes me marrëveshje, dhe për t’i zbatuar rreth 40 marrëveshje, njëherë duhet të sigurohemi që ato do të zbatohen sipas rrjedhës së tyre kohore dhe gjithashtu vetëm ato për të cilat ka autorizim kushtetues i ligjor në Republikën tonë.”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kurti adresoi dhe kritikat dhe akuzat lidhur me harrimin e të kaluarës, ku shkaktoi dhe momente humoristike teksa përpiqej të shpjegonte një term në gjermanisht.

Kreu i qeverisë së Kosovës dha sqarime edhe për pikën që flet për çështjet e statusit.

“Problemi qëndron te Kushtetuta e Serbisë, për të hequr pjesën për Kosovën.” (A2 Televizion)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

A2 CNN Livestream

Latest Videos