All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Dubravë, njëri prej tyre përfundon në spital

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 20:15 | Kosova
Përleshje e dhunshme mes të burgosurve në Dubravë,
All - Paragraf - 1

Një përleshje mes të burgosurve ka ndodhur ditën e sotme në Burgun e Dubravës në Kosovë, ku tre persona janë konfliktuar me njëri – tjetrin e për pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda e është dërguar në qendrën spitalore të burgut për marrjen e ndihmës mjekësore.

Mësohet se dy të burgosur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër të burgosuri, duke i shkaktuar këtij të fundit plagë të shumta në trup.

All - Paragraf - 3

Në lidhje me rastin në fjalë kanë nisur hetimet nga autoritetet, ndërsa dy agresorët janë izoluar deri në përfundim të hetimeve.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos