
Një ushtar rusk a vrarë 8 shokë të tij dhe ka plagosur rëndë dy të tjerë në një bazë ushtarake në Siberi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, rreth orës 18:15 me orën lokale.
Ramil Shamsutdinov, i cili është arrestuar, mund të ketë pasur probleme mendore.
Mediat ruse raportojnë se ushtari që kreu masakrën i ka qëlluar në kokë viktimat.
Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Rusi për të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 27 vjeç. Ai zgjat zakonisht 12 muaj dhe më pas mund të nënshkruhet një kontratë për të vazhduar karrierën në forcat e armatosura. (A2 Televizion)