Trump anulon abonimin për “N.Y Times” dhe “Washington Post”: “Shpërndajnë fake news”

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 14:03 | Bota
Trump anulon abonimin për “N.Y Times” dhe “Washington

N.Y Times dhe Washington Post nuk do të shpërndahen më në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi erdhi nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili anuloi abonimin për dy gazetat e rëndësishme të vendit.

Zëdhënësja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Stephanie Grisham, bëri me dije se ky vendim do të aplikohet edhe në të gjitha agjencitë federale. Trump ishte anuar prej kohësh kundër “New York Times” duke e akuzuar se është “armik i popullit amerikan” dhe se shpërndan lajme false.  “Bëhet fjalë për një kursim të konsiderueshëm të të ardhurave që vijnë nga taksapaguesit amerikanë” tha Stephanie Grisham, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë do të mbajë abonimin e saj tek gazetat si “Wall Street Journal”,  “USA Today”, “The Financial Times” dhe “New York Post”.

“Jam i bindur se gazetarët e New York Times dhe Washington Post do të vazhdojnë të bëjnë gazetari cilësore pa u shqetësuar nëse presidenti i lexon apo jo”, tha Jonathan Karl, President i Shoqatës së Gazetarëve.

Që prej marrjes së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë, Trump ka pasur gjithmonë një qasje kritike ndaj mediave, kryesisht kundër CNN, për shkak të raportimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos