Një tragjedi me shkaqe ende për t’ u përcaktuar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin universitar të Ostravës, qytet i Republikës Ceke pranë kufirit polak, 300 kilometra nga kryeqyteti Pragë.
Kamerat e institucionit kanë filmuar një person të gjatë rreth 1,80 metra i veshur me një xhup të kuq i cili ka hyrë në godinë duke qëlluar mbi personat që ishin aty pranë.
Spitali i Ostravës Personeli mjekësor i frikësuar Forca të shumta policie kanë rrethuar perimetrin e spitalit
Sipas dëshmive, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, por ka edhe një numër të papërcaktuar të plagosurish.
Spitali dhe Universiteti mjekësor janë mbyllur, dhe perimetri i zonës rrethohet nga forca të shumta policie, nga momenti që autori i ngjarjes ende nuk është kapur. (A2 Televizion)