
Kuvendi mbaji një minutë heshtje në nder të viktimave që u vranë nga Dan Hutra, autor i cili kishte bërë disa ecejake nga qelitë e burgut deri në masakrën e të mërkurës. Vendimet e gjyqtarëve që liruan Hutrën nga burgu u bënë objekt debati në sallë.
“U ndjeva e pafuqishme si anëtare e parlamentit për të ndryshuar gjërat. Dhe ne në politikë jemi kot, parlamenti është kot”, tha Tabaku.
“Është një tmerr të thuash që ky njeri që ishte dënuar për 16 vite burg, pak shumë pak se kishte vrarë gruan e tij të parë vetëm 22 vjeç, ka pak klasë shkollë dhe nuk e kupton rregullat shoqërore dhe moralit të sjelljes në familje. Ky gjyqtar ka kaluar Vettingun dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej”, tha Braçe.
Qëndrimet nga e majta në të djathtën e sallës ishin në sinkron ndaj indinjatës që ka shkaktuar autori i masakrës, Dan Hutra, për të cilën Kuvendi do të kërkojë të ballafaqojë institucionet e drejtësisë për lirimet nga burgu të Hutrës gjatë veprave të shkuara penale.
“Për këtë çështje, komisioni i ligjeve do të ballafaqojë një raport nga KLGJ, ILD, KLP dhe Policia e Shtetit. Shpresat janë dërguar që sot”, u shpreh Ermonela Felaj.
Përpara tre vrasjeve dhe tre plagosjeve të së mërkurës, Dan Hutra ishte dënuar për disa vepra të tjera penale, ku më e rënda ishte vrasja e bashkëshortes së parë në vitin 2007. (A2 Televizion)